Vinicius i jep 3 pikët Realit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 08:28 | Futboll
Vinicius i jep 3 pikët Realit

Një gol i Vinicius i mjaftoi Realit të Madridit për të siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Në javën e tretë të La Ligas, madrilenët mundën 1-0 skuadrën e Valladolid me golin që e gjetën në minutën e 65.

Kjo është fitorja e dytë për skuadrën e Zinedine Zidane, që e nisi kampionatin me një barazim 0-0 përballë Real Sociedad.

Në sfidat e tjera të javës së tretë, Atletico Madrid nuk u zhbllokua dot përballë Huesca, duke barazuar pa gola.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos