Vlorë, gruaja tenton të hidhet nga kati i shtatë, e shpëton bashkëshorti

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 19:50 | Aktualitet

Një ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike është regjistruar nga kamerat amatoriale në Vlorë. Disa persona përgjatë bulevardit Vlorë - Skelë kanë përjetuar momente ankthi teksa shihnin në ballkonin e një prej pallateve skenën drithëruese të një gruaje të mbajtur nga krahët nga një person, i identifikuar si bashkëshorti i saj, që arriti të shmangte rënien e saj në rrugë nga kati i shtatë. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, shkaqet ende nuk dihen por mungesa e çfarëdolloj tentative të gruas për të shpëtuar bëjnë të mendojnë për një tentativë vetëvrasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos