
Në volejboll për femra, Partizani ka triumfuar edhe në finalen e dytë të play off-it për titullin kampion kundrejt Tiranës.
Vajzat e trajnerit Roland Tarja fituan me përmbysje në ‘Asllan Rusi’ 3-1 me sete.
Ndeshja ishte mjaft e rivalizuar me Tiranën që në pjesën më të madhe të lojës ka kryesuar por pa administruar si duhet pikët e fundit.
Për rrjedhojë, Partizani përfiton dhe mbyll llogaritë edhe në takimin e dytë.
Tashmë vajzat e kuqe janë vetëm një hap larg mbrojtjes së titullit kampion, pasi në rast fitoreje në ndeshjen e tretë do të arrijnë të shpallen kampione për të dytin vit radhazi. (A2 Televizion)