Për të dytin vit radhazi, Tirana e volejbollit të meshkujve është fituese e Kupës së Shqipërisë. Në një ndeshje të pushtuar nga emocionet dhe rivalitet i fortë, djemtë e Arben Sakos mposhtën 3-1 në finale Erzenin duke siguruar Kupën për herë të 9-të në histori. Tifozeria e zjarrtë si mike ashtu dhe kryeqytetase kishte mbushur palestrën në Farkë dhe për asnjë sekondë nuk pushonin së brohorituri për skuadrën e tyre. Puna e palodhur, sakrifica, shpirti luftarak, dhe dëshira për të qenë gjithmonë fitues janë disa nga elementët kryesor të kësaj Tirane që mbetet dominuese në parket. Tani objektivi i radhës mbetet mbrojtja e titullit kampion aty ku lufta është dhe më e vështirë me dy rivalë direkt si Partizani dhe Erzeni. (A2 Televizion)
Volejboll, Tirana mbron Kupën, tani synon titullin
