
Një vorbull uji masive surprizoi Singaporin të shtunën. Qytetarë të shumtë publikuan imazhe dhe video në rrjete sociale duke shfaqur këto pamje të jashtëzakonshme.
Vorbulla e ujit qëndroi pranë bregut jugor të “Marina Bej” për 20 minuta. Vorbulla u krijua për shkak të një stuhie me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, që ka prekur zona të ndryshme të Singaporit. (A2 Televizion)