Vrau babanë në bashkëpunim me nënën, ky është 33-vjeçari i arrestuar në Dibër

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 16:55 | Kronikë

Vrau babanë në bashkëpunim me nënën, ky është

Personi që shihni në foto është 33-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me nënën e tij 57-vjeçare kanë vrarë kryefamiljarin, duke tentuar më pas të fshehin krimin dhe ta paraqesin vdekjen e tij si pasojë të sulmit nga një ari.

Ngjarja e rëndë është regjistruar më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës. Fillimisht, familjarët e viktimës, shtetasit U. F., kanë raportuar se ai kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.

Por hetimet e policisë dhe ekzaminimet mjekoligjore kanë zbuluar një tjetër të vërtetë: viktima ishte vrarë me armë zjarri.

Pas dokumentimit të ngjarjes, policia ka ndaluar bashkëshorten 57-vjeçare dhe djalin 33-vjeçar të viktimës, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për ta vrarë kryefamiljarin me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse, ndërsa më pas kanë tentuar të justifikojnë vdekjen e tij duke e lidhur me sulmin e një ariu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos