
Kryeministri Italian, Mario Draghi, përcaktoi prioritetet e qeverisë së tij para votëbesimit në Senat dhe kërkoi unitet kombëtar. Gjatë fjalës para deputetëve, ai premtoi përshpejtim të reformave për të rindërtuar vendin pas pandemisë koronavirus.
Draghi, ish kryetar I Bankës Qendrore Europiane, mori detyrën gjatë fundjavës dhe ndërtoi një ekzekutiv me përfaqësues nga I gjithë spektri politik, për të nxjerrë Italinë nga kriza ekonomike dhe ajo shëndetësore.
Shqetësimi I menjëhershëm i Draghit do të jetë vijimësia e fushatës së vaksinimit anti-covid dhe riformulimi I planit për shpenzimin e mbi 200 miliardë eurove të marra nga fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Për shkak të gjithëpërfshirjes, qeveria e re italiane pritet ta fitojë pa shumë vështirësi, votëbesimin në Senat. (A2 Televizion)