Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Klodjan Bane

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 11:35 | Kronikë
Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Klodjan Bane

Policia ka shpallur në kërkim Klodjan Banen, në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Bane, 38 vjeç, nga Patosi, dyshohet se është pikërisht personi që ka qëlluar mbi Kurtin mbrëmjen e 18 marsit, duke e lënë të vdekur në derën e shtëpisë.

Një ditë më parë policia vuri në pranga tre persona si bashkëpunëtorë të Banes në kryerjen e vrasjes. Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier; Olsi Qalliu, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Atyre iu janë sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/03/26/vrasja-e-kurtit-te-arrestuarit-perdornin-celulare-me-vlere-2-mije-euro/
https://a2news.com/2019/03/20/vrasja-e-jurgen-kurtit-shpallet-ne-kerkim-dervis-arapi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos