
Prokuroria Elbasanit ka nxjerr prova të reja gjatë seancës së ditës së sotme ku vijon dëgjesa e dëshmitarëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Sipas prokurorisë, 6 efektivët e repartit “Shqiponja” kanë pasur dijeni për makina të cilat kishin armë në Elbasan. Mbi këto dyshime, u kërkua edhe masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 efektivët të cilët pak muaj më parë u rikthyen në detyre.
All - Paragraf - 3Të pandehurit:
Erjon Balla
Erjon Meçja
Besmir Kadiu
All - Paragraf - 7Donald Dedja
Dedion Duraku
Pëllumb Biçaku
Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve. Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars 2021. (A2 Televizion)