Vrasja në Fier, reagon Alibeaj: Krimi mbretëron i pashqetësuar

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 19:35 | Politikë
Vrasja në Fier, reagon Alibeaj: Krimi mbretëron i pashqetësuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 50-vjeçari Ahmet Toska.

Alibeaj shkruan në Facebook se realiteti i krimit është ai që ka kapluar këtë vend të qeverisur nga Rama.

https://a2news.com/2020/10/26/tronditet-fieri-50-vjecari-vritet-me-arme-zjarri-ne-oret-e-para-te-mengjesit/

“Klithmat e tmerrit të bashkëshortes së viktimës janë muzika funebre që Rama iu ka ofruar shqiptarëve prej 7 vitesh! Ajo është klithma që ka drithëruar prej vitesh një shoqëri të tërë të ngelur në pasiguri e në frikë. Është kërkesa për ndihmë ndaj shtetit, që kurrë nuk i erdhi.

E sot, më shumë se kurrë kur krimi mbretëron i pashqetësuar, kur jeta e njeriut është zhvlerësuar, kur në vend të nevojës për punë, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papërgjegjshmërisë së Ramës, ndjejnë se dufi i urrejtjes, zemërimit dhe nevojës për t’u çliruar është zgjidhja e vetme! 25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak”, shkruan Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos