Zbulohet data e funeralit të Mbretëreshës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 19:29 | Bota
Zbulohet data e funeralit të Mbretëreshës

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën, më 19 shtator, në Westminster Abbey.

Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Charles III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën në mëngjesin e 10 shtatorit.

https://a2news.com/2022/09/08/nderron-jete-mbreteresha-e-anglise-elizabeta-ii/

Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet nga Kështjella Balmoral në Edinburg ditën e diel, para se të dërgohet të martën në Londër.

https://a2news.com/2022/09/08/london-bridge-dhe-unicorn-dy-protokolle-per-vdekjen-e-mbretereshes-elizabeth-ii/

Nga dita e mërkurë, trupi i saj do të jetë në ndërtesën e Parlamentit britanik, deri në ditën e varrimit.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/09/mbreteresha-elisabeth-ii-simbol-i-unitetit-dhe-qendrueshmerise-ne-70-vite-sundim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos