Zbulohet në Austri dëshmia më e hershme e binjakëve, që jetuan 30 mijë vjet më parë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 13:37 | Lifestyle

Mbetjet skeletore, të dy të porsalindurve, që jetuan rreth 30000 vjet më parë, konsiderohen provat më të hershme të njohura të binjakëve identikë. Studiuesit analizuan ADN-në e lashtë të dy foshnjave meshkuj, të zbuluara në një varr në Austri, që mendohet se i takon epokës së Paleolitit të Epërm.

Së bashku me binjakët, ekipi gjithashtu gjeti mbetjet skeletore që i përkisnin një foshnje 3-muajshe që mendohet të jetë i afërmi i tyre. ADN-ja e analizuar e dy të porsalindurve arriti të verifikojë se ata ishin binjakë monozigotikë, dhe se njëri nga meshkujt mund të ketë jetuar 6 deri në 7 javë pas lindjes dhe tjetri 13 deri në 14 javë pas lindjes.

Në varr, u zbuluan edhe shumë sende, që mendohet të kenë qenë "mallra" varresh, të cilat shiheshin si furnizime për udhëtimin e të vdekurve në jetën e përtejme, e që mund të ofroheshin si një dhuratë për perënditë.

Të dyja skeletet, gjithashtu u gjetën të zbukuruara, në qafë apo në legenin e trupit, me 53 rruaza fildishi, bizhuteri të bëra nga molusqe dhe një dhëmb dhelpre të shpuar, për të cilin ekipi beson se dikur ishte një gjerdan.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos