VIDEO/ Vëllezërit në parcelën me kanabis, policia zbulon 591 bimë narkotike

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 11:00 | Kronikë

VIDEO/ Vëllezërit në parcelën me kanabis, policia zbulon 591

Policia ka finalizuar një tjetër goditje ndaj kultivimit të kanabisit, si pjesë e operacionit kombëtar “Koordinata”, duke zbuluar dhe asgjësuar 591 bimë narkotike në fshatin Zgërdhesh.

Gjatë kontrolleve intensive në terren dhe hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan 11 parcela të mbjella me bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikuan dhe u arrestuan 3 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre parcelave:

M. S., 23 vjeç
E. S., 32 vjeç (vëllai i M. S.)
K. B., 51 vjeç

Të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos