Zbulohet reptili më i vogël në botë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 18:00 | Lifestyle

Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur reptilin më të vogël në botë, një nënspecie kameleoni me madhësinë e një fare.

Dy ekzemplarë nga hardhucat e vogla u gjetën nga një ekspedite e drejtuar nga shkencëtarë gjermanë në ishullin e Madagaskarit.

Mashkulli i nano-kameleonit është vetëm 13.5 mm, ndërsa femra është pak më e madhe. Dhe sipas Koleksionit Zoologjik të Bavarisë ai është ndër më të vegjlit e 11 mijë llojeve të reptilëve.

"Kameleoni i ri është gjetur vetëm në një pyll malor të degraduar në Madagaskarin verior dhe mund të kërcënohet nga zhdukja," shkruan revista Scientific Reports. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos