
Mafia i ka zbutur rregullat e saj mbi homoseksualitetin dhe tashmë lejon anëtarë të rinj “gay” në radhët e saj. Kështu shprehet një nga prokurorët më të rëndësishëm në Itali, Nicola Gratteri.
Më parë, vriteshin mafiozë edhe nëse dilnin zëra mbi faktin që pëlqenin meshkuj, por sot djali i një kreu mafioz jeton si femër dhe quhet Lady Godiva.
“Mafia është zhvilluar së bashku me shoqërinë. Tani pranohen edhe homoseksualët, madje edhe si ushtarë, me kushtin që të mos dalin hapur në publik”, tha prokurori për “The Sunday Times”.
61-vjeçari theksoi për tabloidin anglez se ka lexuar vetë letra dashurie mes një bosi krimi dhe një togeri të ri. Gjithashtu, tha se janë përgjuar telefonata që zbulojnë se shumë anëtarë të mafias shkojnë në klube transvestitësh. (A2 Televizion)