Zëdhënësja e PD denoncon: Një fëmijë u plagos nga rënia e tavanit në Pediatrinë e Tiranës

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 12:19 | Aktualitet

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një incident që sipas saj ka ndodhur sot në Pediatrinë e Tiranës.

Deputetja e ardhshme demokrate shkruan se kushtet e spitalit rrezikuan jetën e një fëmije, pasi u plagos nga rënia e tavanit dhe kërkon hetim për ngjarjen.

“1 qershori në Pediatrinë Tiranë! Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit. Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e femijëve pikërisht në vendin ku duhet të shpetojnë jetën dhe shëndetin”, denoncon Zhupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos