Zgjedhjet në PD, Paloka: Nuk ishte momenti i duhur për reagim

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 15:25 | Aktualitet

“Në momentin që dolën reagime nga grupi që kërkoi dorëheqjen e Bashës, unë kam reaguar dhe kam thënë se nuk është momenti i përshtatshëm të kalojmë në kërkesa të tilla, pasi jemi në një proces ku po kontestojmë 25 prillin. Do të ishte më e përshtatshme që të mbyllej ky proces dhe më pas të kalohej në analiza. Unë i mirëkuptoj edhe kolegët e mi, pasi 25 prilli për ne ishte një goditje dhe të gjithë ne jemi të mërzitur me atë që ndodhi dhe përpiqemi të gjejmë zgjidhje se si duhet të reagojmë me një qeveri si ajo e Ramës. Megjithatë, mendoj se nuk ishte momenti i duhur për të reaguar. Megjithatë, derisa kjo lojë u hap nuk ishte fare e përshtatshme që kjo lojë t’u hidhej kundërshtarëve si ushqim kundër demokratëve që sakrifikojnë prej 8 vitesh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos