Përfundon pa asnjë marrëveshje samiti i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong Un. Pas mesazheve premtuese në nisje të takimit dy ditor, Shtëpia e Bardhë njoftoi fillimisht se dreka e planifikuar për të enjten mes dy udhëheqësve nuk do të zhvillohej.
Gjithashtu konferenca për shtyp e lajmëruar për në 16 të orës lokale u zhvillua dy orë më herët. Trump njoftoi se Kim Jong Un kishte kërkuar heqje të plotë të sanksioneve ekonomike por nuk ishte i përgatitur të bënte më shumë për çështjen e denuklearizimit.

“Nuk kishim asgjë për të nënshkruar”, tha presidenti amerikan, i cili megjithatë shtoi se ishin të përkushtuar për bisedime të tjera në të ardhmen.
Sipas tij Kim Jong Un ishte shprehur i gatshëm për denuklearizimin e disa zonave, por jo atyre që kishin kërkuar Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)