Zjarret e korrikut, pas luftës dhe tërmetit, Siria shkrumbohet nga flakët

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 09:59 | Bota
Zjarret e korrikut, pas luftës dhe tërmetit, Siria shkrumbohet nga

Sot është 72 vjeç dhe Izzadin Zuhaira thotë se i ka provuar të gjitha vuajtjet në jetë. Kur duhet të shijonte pleqërinë e pensionin, fermeri sirian po tenton të ringrejë gjithçka nga fillimi.

Gjithçka që ai zotëronte mezi i mbijetoi luftës. Por tërmeti i shkurtit, që goditi Turqinë dhe Sirinë, i shkatërroi gjithçka kishte ndërtuar me mund në 50 vite.

Por zjarret e fundit, për shkak të temperaturave të larta, arritën deri në shtëpinë e tij në Latakia të Sirisë, duke shndërruar çdo orkide që kishte mbjellë, në hi. Më keq se kaq, as nuk kishte parë e as kishte menduar se do të shihte ndonjëherë.

Jetën e tij, prej vitesh, Izzadini ia kishte dedikuar pemë me ullinj, shegëve dhe arrave, të cilat i shiste për të siguruar jetesën, por zjarret e fundit, ia shkrumbuan rreth 700 pemë.

Shtëpia e tij modeste më herët u dëmtua nga lufta, por ai e rindërtoi. U shkund mirë dhe u dëmtua nga tërmeti i shkurtit, por përsëri e sajoi për të kaluar netët, edhe pse Latakia ishte mes qyteteve të goditura më rëndë.

Ashtu si vendet e tjera qark Mesdheut, Siria u përfshi nga vala e të nxehtit dhe zjarret këtë fundkorriku, që u ndihmua nga erërat e forta dhe temperaturat mbi 40 gradë, u përhapën kudo me shpejtësi.

Zjarrfikësit u përpoqën vazhdimisht të shuanin flakët në qytetet Homs dhe Hama por për 5 ditë, zjarret dogjën gjithçka në Latakia, e derisa arritje mbërritën zjarrfikësit pas 5 ditësh, thuajse gjithçka ishte shkrumbuar e bërë hi.

Mes sfidave për forcat zjarrfikëse është edhe lidhja e dobët apo mungesa e rrjetit të telefonisë në veri dhe njoftimet janë bërë rrjedhimisht me vonesë.

Ende autoritetet siriane nuk kanë shifra zyrtare, as të dëmeve nga tërmeti i shkurtit e sigurisht që as nga zjarret e këtij korriku, ekstremisht të nxehtë.

Siria është një mes vendeve me impaktin më të rëndë të ndryshimeve klimatike vitet e fundit, përfshirë rritjen e temperaturave në verë apo shirave të rrëmbyer e stuhive në vjeshtë e dimër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos