Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përfshihet edhe një mikrobus

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 17:30 | Kronikë

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përfshihet edhe

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audi”, me të cilin udhëtonin disa turistë të huaj, dhe një mikrobus i linjës Libohovë, shkruan A2 CNN.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos