“Zonë e rrezikshme”, evakuohet fshati në Rusi

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 22:00 | Bota

Rreth 500 banorë të fshatit Nyonoksa, në veri të Rusisë, janë evakuuar për shkak të zhvillimit të provave të një rakete supersonikes, shkruajnë mediat ruse.

Banorët janë këshilluar të lënë shtëpitë e tyre për një periudhë të paktën prej 36 orësh për shkak të një aktiviteti ushtarak të paspecifikuar.

Evakuimi vjen gati një vit pasi 7 persona u vranë gjatë testeve të një arme të fuqishme.  

“Mesa duket, evakuimi i banorëve është i lidhur me provat përfundimtare të raketës supersonike Zircon”, shkruan Tsargrad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos