Zyrtari i Moskës: Një rus po përballet me 8 ukrainas në Kharkiv

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 19:07 | Bota
Zyrtari i Moskës: Një rus po përballet me 8 ukrainas në

Forcat ukrainase i kanë tejkaluar me 8 herë në numër trupat ruse në kundërofensivën e javës së kaluar në rajonin e Kharkiv.

Këtë e tha zyrtari më i lartë i instaluar nga Moska në rajon në një intervistë për mediat ruse.

“Nuk mund të flas me shifra të sakta, por duke folur për fuqinë njerëzore që është grumbulluar atje për kundërofensivën e ushtrisë ukrainase, mund themi se i ka tejkaluar forcat tona me 8 herë. Për këtë arsye vendosëm të tërhiqemi, për të ruajtur personelin tonë”, u shpreh zyrtari rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos