Kur jemi në ditët e fundit të vitit 2019, “TripAdvisor”, një nja “website”-t më të famshëm të udhëtimit, ka publikuar një listë me 10 vendet turistike më të vizituara gjatë këtij viti.
Turistë nga e gjithë bota duket se janë të çmendur për të vizituar Koloseun e Romës, i cili konfirmohet për të dytin vit radhazi në krye të kësaj liste.

Koloseu, Romë 
Muzeu i Luvrit, Paris 
Muzetë në Vatikan 
Statuja e Lirisë, Nju Jork 
Kulla Eifel, Paris 
Sagrada Familia, Barcelonë 
Lagjja franceze, Nju Orlins 
Shtëpia e Anne Frank, Amsterdam 
“Skydeck”, Çikago 
Sheshi San Marco, Venecia
Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetmet vende me nga 3 destinacione në këtë listë. Në vend të dytë rendit muzeu i Luvrit, ndërsa në vendin e tretë renditet Vatikani. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )