Roboti “Perseverance”, të cilin NASA dërgoi në Mars 100 ditë më parë, për të kërkuar për shenja jete në “Planetin e Kuq”.
Që prej shkeljes në sipërfaqen e Marsit në 18 shkurt, roboti ka realizuar disa fotografi fantastike, ndërsa një helikopter i vogël, Ingenuity, ka kryer udhëtime të shkurtra, ku ka fiksuar në kamera pjesë të tjera të planetit.
Roboti Perseverance është programuar që të kalojë rreth 1 vit në Mars, të barasvlershëm me 2 vite në Tokë.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë fotot më të bukura të misionit të NASA-s deri tani. (A2 Televizion)