“11 Shtatori ende po vret”, avokati tregon pasojat që po vuajnë ata që dhanë ndihmën e parë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 15:11 | Bota
“11 Shtatori ende po vret”, avokati tregon pasojat që po

“Njerëzit po vdesin akoma për shkak të ndërlikimeve shëndetësore të lidhura me sulmet terroriste të 11 Shtatorit”. Kështu shprehet për CNN John Feal, i cili ka qenë një nga personat që kanë dhënë ndihmën e parë pasi u rrëzuan Kullat Binjake, 20 vite më parë.

“Ne i dhamë shpresë një qyteti të dërrmuar 20 vite më parë dhe po paguajmë për këtë me jetët tona. Këto 20 vite kanë qenë të vështira për ne, ndërsa 20 vitet e ardhshme do të na vrasin të gjithë ne që ishim grupi i ndihmës së parë. Lutem që qeveria të na ndjekë, pasi ne po përkeqësohemi”, tregoi Feal, i cili punoi për 5 ditë në “Ground Zero”.

Ai kujton se nuk mbajti maskë apo respirator, pasi askush nuk i tha punëtorëve që duhet ta bënin patjetër diçka të tillë.

“Punuam aty, hëngrëm aty, fjetëm aty… Thithëm me hundë dhe gojë tym e pluhur. Asnjëri prej nesh që kërkonim për të mbijetuar dhe pastronim zonën, nuk menduam kurrë që qeveria do të na gënjente. 11 Shtatori ende po vret. Askush nuk u trajtua siç duhet dhe askush nuk na ka kërkuar falje”, shton avokati John Feal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos