
Liga e futbollit italian ka vendosur që të shtyjë ndeshjen Genoa-Torino, që do të luhej të shtunën në orën 18:00.
Kuqeblutë kanë 15 raste aktive me koronavirus dhe kishin kërkuar shtyrjen e ndeshjes së javës së tretë të Serisë A, kërkesë që më në fund u pranua.
Rregullorja e UEFA-s në këto raste është e tillë: skuadra duhet të luajë nëse ka të paktën 12 lojtarë pa koronavirus plus një portier. Nëse refuzon të luajë, parashikohet humbja në tavolinë 3-0. Por, një klub mund të kërkojë vetëm një herë shtyrjen e ndeshjes dhe Genoa vendosi që ta përdorë bonusin e saj dhe nuk do të ketë më mundësi që të kërkojë shtyrje. (A2 Televizion)