All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“1800 fermerë, gati për të përfituar karburantin për bujqësinë”, Krifca: Regjistër për fermerët për të dalë në treg

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 14:10 | Aktualitet
“1800 fermerë, gati për të përfituar karburantin
All - Paragraf - 1

1800 karta fermerësh janë gati për të përfituar karburantin falas për bujqësinë. Këtë njoftoi ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj, këtë vit ka pasur rreth 50 mijë aplikime, ndërsa foli edhe për hapjen e tregjeve.

“Në Berlin isha në platformën e një thirrjeje që ministri gjerman kishte bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi masat që janë marrë për hapjen e tregjeve. Unë shikoj një situatë shumë më të qetë edhe në tregje rajonale. Ne e kemi mbyllur skemën kombëtare më 30 mars dhe deri më sot kemi bërë gati 1800 karta të naftës për fermerët që janë gati. Ata marrin një mesazh nga e-albania dhe 1800 prej tyre, ne i kemi dhënë prioritet ato kulturave që mbillen tani. Po ecim shumë shpejt, sipas prioriteteve. Ne kemi pasur këtë vit rreth 50 mijë aplikime, një rekord. Premisa është pozitive, fermerët e besojnë skemën dhe kanë nevojë sigurisht dhe ne po bëjmë gjithçka të mundur që fondet të shkojnë sa më shpejt te ta”.

All - Paragraf - 3

Ministrja njoftoi gjithashtu se po krijohet një regjistër për fermerët për të dalë në treg, i cili do të udhëhiqet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Bimëve.

“Akt për bujqësinë që ka të bëjë me futjen e librit për fermerin që kanë mundësi për të dalë në treg. Këtë e bëjmë në përputhje me praktikat për të gjurmuar sigurinë e produktit nga ferma në tavolinë. Ky proces do të udhëhiqet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe bimëve që do të trajnojnë fermerët. Ky regjistër do të plotësohet nga fermerët nën mbikëqyrjen e tyre”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos