SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, konvertohet në shërbim prove

Nga Igli Çelmeta
24 Nëntor 2026, 11:46 | Kronikë

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, konvertohet

SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 3 vite shërbim prove për ish-deputetin Asllan Dogjani.

Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’.

Seanca u shty më 9 dhjetor ku pas konkluzioneve të mbrojtjes, gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin.

Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti në vlerën e 134 mijë eurove në vitin 2006 që ish-ligjvënësi sipas tij e ka blerë duke paguar paratë dhe jo përfituar kundrejt shërbimit të konsulencës juridike që i ka dhënë ndërtuesit, siç ka deklaruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos