Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Nga Indrit Maraku
24 Nëntor 2026, 13:20 | Politikë

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare, i kërkuar nga Partia Demokratike.

Vendimi vjen pas reflektimit të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ku PD kishte ankimuar refuzimin fillestar të Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor.

Miratimi në Këshillin e Legjislacionit i hap rrugën opozitës që të paraqesë edhe një herë kërkesën në Konferencën e Kryetarëve.

Më pas, çështja do të kalojë në seancë plenare, ku deputetët do të votojnë për ngritjen e komisionit hetimor, duke përcaktuar edhe afatet dhe përbërjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos