
Intensive dhe pasionante, e kuqja është padyshim ngjyra ku duhet fokusuar për të qenë magjepsëse në sezonin e ri vjeshtë-dimër. E kemi parë të parakalonte në pasarelat më prestigjioze dhe tani e shohim të shfaqet gradualisht në vitrinat e dyqaneve, fizike dhe online dhe sigurisht tek të famshmit dhe influencuesit.
Por si duhet ta kombinojmë për të mos bërë gabime? Është një nuancë që shpesh perceptohet si “impenjative”, por me masat e duhura, shfaqja e saj do të jetë më e lehtë se sa mund ta mendoni.
Ka kaq shumë kombinime të mundshme dhe mund të orientoheni në kombinime super “të sigurta “, si ai me nuanca neutrale ose e zeza passe-partout.
Por nëse doni të guxoni me kombinime me një ndikim të fortë vizual, provoni nuanca më të forta si vjollca, rozë, bluja elektrike dhe portokallia. Rezultati do të jetë padyshim shumë “modah” dhe ju sigurisht që nuk do të kaloni pa u vënë re. Kemi përzgjedhur 5 kombinime të pantallonave të kuqe frymëzuar nga vajzat e Instagramit. (A2 Televizion)