Kuqeblutë mendojnë për të ardhmen, Vllaznia projekton kompleksin e ri sportiv

Nga Dea Kozma
1 Nëntor 2026, 15:21 | Futboll

Një projekt ambicioz për të ardhmen e Vllaznisë. Klubi shkodran ka prezantuar planin për ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në Omaraj të Malësisë së Madhe, në një sipërfaqe prej rreth 70 mijë metrash katrorë.

Investimi është ndarë në dy faza. Fillimisht parashikohet ndërtimi i katër fushave të futbollit, ndërsa faza e dytë përfshin një stadium me 3 mijë vende, hotel, ambiente stërvitore, qendër rikuperimi dhe hapësira të tjera sportive.

Projekti është prezantuar nga presidenti Alban Xhaferi, i cili ka bërë të ditur se synimi është krijimi i një infrastrukture që do t'i shërbejë ekipit të parë dhe akademisë së klubit.

Kompleksi do të jetë rreth 10 minuta larg Shkodrës, por për momentin gjithçka mbetet në fazën e projektimit.

Kompleksi synon të shërbejë jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për formimin e futbollistëve të rinj dhe organizimin e grumbullimeve sportive. Ende nuk është bërë i ditur një afat konkret për nisjen dhe përfundimin e punimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos