Një e vërtetë për buzëkuqët që nuk e dinim deri më tani

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 08:01 | Lifestyle
Një e vërtetë për buzëkuqët që nuk e dinim

Vendosja e buzëkuqit, më specifikisht ngjyrës së kuqe, mund të jetë përveçse shumë lajkatare, edhe fitimprurëse. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Hospitality Management, kamarieret që mbanin të kuq buzësh morën bakshishe më të mira. Natyrisht, burrat ishin ata që e dhanë pjesë më të madhe të bakshisheve, ndërsa gratë duket se nuk u prekën nga ky detaj.

E njëjta gjë është parë edhe në industrinë e hotelierisë. Një tjetër studim i Psikologjisë Sociale tregon se gratë që përdorin grim kanë më shumë shanse për të pasur sukses, për të pasur fitime më të mira në vendin e punës pasi duken më të shëndetshme.

Nëse doni të lini një përshtypje të mirë, buzëkuqi nuk është më aq i nevojshëm, por padyshim që mund të ndihmojë pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos