
Një nga drejtuesit e lartë të policisë serbe, Marko Kriçak, është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të detyrimeve profesionale, në kuadër të një hetimi që lidhet me një çështje vrasjeje në Beograd.
Krahas Kriçakut, në pranga ka rënë edhe Boško Sekulović, drejtor i Shërbimit për Luftën kundër Krimit. Sipas Prokurorisë së Beogradit, të dy zyrtarët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën, duke cenuar të drejtat e ish-shefit të policisë së Beogradit, Veselin Milić.
Çështja lidhet me një vrasje të ndodhur në muajin maj në një restorant në Beograd. Pas ngjarjes, Milić ishte arrestuar nën dyshimet për mosraportim të krimit dhe strehim të autorit.
Pas afro dy muajsh në paraburgim, ai kishte ngritur padi ndaj dy zyrtarëve, duke i akuzuar se kishin paraqitur në prokurori prova selektive, të paplota dhe të falsifikuara kundër tij. (A2 Televizion)