Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Guterres dënon horrorin rus, Biden: Bota me Ukrainën

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 14:32 | A2 CNN në Ukrainë
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Guterres dënon horrorin rus,

Ukraina është kryetemë e punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, edhe këtë vit.

Sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres, hapi punimet duke kritikuar ashpër Rusinë, duke thënë se lufta e saj ka shkaktuar një horror të dukshëm, me “jetë të shkatërruara, abuzim me të drejtat e njeriut, familje të copëtuara, fëmijë të traumatizuar dhe shpresa dhe ëndrra të rrënuara”.

“Por përtej Ukrainës, lufta ka implikime serioze për të gjithë ne. Kërcënimet bërthamore na vënë të gjithëve në rrezik, injorimi i traktateve dhe konventave globale na bën të gjithëve më pak të sigurt dhe helmimi i diplomacisë globale pengon përparimin në të gjithë bordin. Ne nuk duhet të heqim dorë së punuari për paqen,” deklaroi Guterres.

Guterres paralajmëroi se bota është në prag të një kolapsi global ushqimor dhe se ka nevojë për garanci në furnizime nga Ukraina dhe Rusia me drithëra dhe fertilizues.

Në foltore për të mbrojtur Kievin, doli dhe presidenti amerikan, Joe Biden. Ai kërkoi mbështetje nga e mbarë bota për t’iu kundërvënë agresionit të Rusisë që kërcënon pavarësinë e çdo shteti nëse do të tolerohet në Ukrainë.

 “Ne duhet t’i bëjmë ballë këtij agresioni të zhveshur sot dhe të pengojmë agresorë të tjerë të mundshëm nesër. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën, do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe lirinë e tyre.”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, në OKB kërkon ndalimin e agresionit të Rusisë, duke e cilësuar Putinin njësoj si Hitlerin.

Ndërkohë, luftimi i ndryshimeve klimatike është një tjetër temë e rëndësishme që trajtohet me seriozitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me këtë çështje, Presidenti Biden thotë se ai po e trajton atë si një kërcënim ekzistencial dhe bota duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga karburantet fosile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos