"Barra" e re e Vlora Hysenit! Transfertat 950 mijë euro drejt Gjermanisë, ku po heton SPAK

Nga Armand Bajrami
9 Nëntor 2026, 19:01 | Aktualitet

Thellimi i hetimit të SPAK ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, bazohet në dyshimet enjë skeme financiare që lidh fondet publike të AKSHI-t me transferta financiare drejt familjarëve të saj. Gjatë veprimeve hetimore për dosjen “AKSHI”, në një nga bizneset e Ergys Agasit, hetuesit kanë sekuestruar një fletë më shënime dore shumash financiare.

Një prej shumave me  nëntë shifra, gati 1.2 mln euro vlerë, ka tërhequr vëmendjen e prokurorëve të SPAK. Shifra korrespondonte me një faturë të lëshuar nga një shoqëri ndërtimi, pa lidhje me sektorin e IT-së, drejt një shoqërie tjetër, që ka qenë fituese si bashkim operatoresh në një tender të AKSHI-t me vlerë 18 milonë euro.

SPAK dyshon se me tej janë bërë disa transaksione fiktive mes disa shoqërive tregtare, për shërbime që nuk janë realizuar, por vetëm për të qarkulluar paratë dhe fshehur burimin e tyre. Sipas SPAK, një prej shoqërive ka paguar një shifër prej gati 400 mijë euro drejt një shoqërie ndërtimi të një lidhjeje miqësore të Ergys Agasit, si edhe ka paguar çmimin prej 290 mijë euro për një automjet “Range Rover”, që i është sekuestruar biznesmenit.

Më tej, shoqëria e ndërtimit rezulton të ketë kryer 2 transferta jashtë vendit, 500 mijë euro në total, ndaj një shoqërie tregtare në Gjermani, ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit. SPAK dyshon se kjo transfertë ishte shpërblim korruptiv për Hysenin nga Agasi në shkëmbim të nxjerrjes së sekreteve të SHISH.

SPAK ka dokumentuar edhe një transfertë prej 450 mijë euro, që u tentua të kryhej drejt një kompanie tjetër në gjermani, që administrohej nga vëllai tjetër i Hysenit. Edhe pse transferta është anuluar, SPAK ka dyshime se ato kanë qenë një përpjekje premtim për ryshfet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos