Dëshmi te "Partizani", ish-gjenerali tregon “sherrin” me Oketën, Mediu shkresat

Nga Armand Bajrami
9 Nëntor 2026, 19:04 | Aktualitet

Ish-gjenerali, Vladimir Qiriazi, tregoi të hënën në Gjykatën e Posaçme, si u përplas me ish-ministrin e mbrojtjes, Gazment Oketa, mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

I thirrur si dëshmitar nga SPAK në procesin ndaj Sali Berishës e të bashkëpandehurve, Qiriazi tha se më mars 2009 mbante postin e komandantit të Mbështetjes Logjistike, kur i kërkohej me ngulm të firmoste shitjen e Sport Klub Partizanit.

“Ministri më tha se ia kërkonin edhe atij, por nuk e di kush ia kërkonte”, tha Qiriazi. Ish-gjenerali tregoi se kishte kundërshtuar në vijimësi, pa u ndikuar as nga dy raportesh të një njësie Anti-Korrupsion. Pas telefonatave dhe urdhrave verbalë nga ministri, Qiriazi tha se për situatën kishte takuar edhe Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, presidentin e kohës, Bamir Topi. Më tha ‘zbato ligjin’, tregoi dëshmitari, dhe unë atë bëra. “Edhe sot urdhri më duket alogjik, rrwfeu më tej Qiriazi. Unë nuk mund të firmos për një pronë të cilën nuk e zotëroj”.

Po si dëshmitar i kërkuar nga SPAK në proces, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se teksa mbante këtë detyrë, kishte pasur prioritet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Sipas Mediut, fillimi i procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” kishte nisur nga qeveria e mëparshme socialiste.

Ish-ministri tha se prioritet i tij kishte qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe se nuk mund të kujtonte çdo praktikë që kishte firmosur si ministër, pasi firmoste deri në 100 të tilla në ditë. Ndërsa dëshmitarja, Justina Boriçi, ish-drejtuese e ATP tha se ishte emëruar në detyrë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, por se në asnjë rast nuk kishte pasur ndërhyrje prej tij për ndonjë procedurë në punën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos