Shqipëria, e cila mban për herë të dytë presidencën e Këshilit te Sigurimit në OKB, pritet të drejtojë sot një nga seancat më të rëndësishme të Këshillit. Do të jetë vetë kryeministri Edi Rama që do të drejtojë këtë seancë të nivelit të lartë, fokusi i së cilës janë pasojat e agresionit rus, si dhe adresimi i nevojave aktuale dhe i atyre humanitare në të ardhmen.
Të pranishëm do të jenë edhe krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Një ditë më pare kryeministri shqiptar nga salla e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përcolli disa mesazhe. Teksa e quajti këtë mbledhjen më të rëndësishme që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rama konfirmoi angazhimin e Shqipërisë në drejtim të paqes. (A2 Televizion)
