All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rusia seri sulmesh në Ukrainë, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur në Kherson

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 08:50 | A2 CNN në Ukrainë
Rusia seri sulmesh në Ukrainë, një i vdekur dhe gjashtë
All - Paragraf - 1

Të paktën një person mbeti i vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe dy fëmijë, në bombardimet ruse gjatë natës në Kherson në Ukrainën jugore, njoftojnë mediat e huaja.

Guvernatori lokal, Oleksandr Prokhudin raportoi në Telegram se forcat ruse kishin nisur 71 sulme në 24 orët e fundit “kundër zonave të populluara”, si dhe dyqaneve dhe objekteve shëndetësore.

All - Paragraf - 3

Njëzet nga sulmet tokësore dhe ajrore synuan qytetin Kherson, shtoi Prokudin, duke vënë në dukje se zjarrfikësit shuan shpejt një zjarr që shpërtheu herët sot nga bombardimet.

Forcat ukrainase e dëbuan ushtrinë ruse nga një pjesë e Khersonit në nëntor pas disa muajsh pushtimi, por forcat e Moskës vazhdojnë të bombardojnë kryeqytetin e provincës dhe zonat përreth nga përtej lumit Dnieper. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos