Presidentja vizitë në Kroaci, Osmani kërkon ndëshkimin e Serbisë nga ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 12:20 | Kosova
Presidentja vizitë në Kroaci, Osmani kërkon ndëshkimin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, ku u prit me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimit me homologun, Zoran Milanoviç, ajo kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që ta ndëshkojë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, pasi në të kundërt, Beogradi nuk do të ndalojë agresionet.

“Nëse s’ndërmerren masa nga komuniteti euroatlantik, Serbia do të ndihej më e fuqishme dhe më e inkurajuar nga mosndëshkimi”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës, mes tjerash, falenderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndërsa presidenti Zoran Milanoviç, foli për sulmin e fundit në veri duke kërkuar disa përgjigje nga Serbia për atë që ndodhi në Banjskë të Kosovës. Ai nënvizoi se në bazën serbe ku pretendohet se janë stërvitur autorët e sulmit të 24 shtatorit duhet leje e posaçme për të hyrë aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos