“Kryetarja e SHIK-ut fliste gjithë ditën me kriminelët”, Shehi: Ai që përmend ti, nuk ka bërë asgjë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 22:40 | Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, risolli në vëmendje Vlora Hysenin, ish-kreun e SHIK-ut, në debat me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

“Ti ke gjetur një pedagog që ka qenë ish-SHIK-as. Shumë mirë që qenka kryetar sindikate. Doli kryetarja e SHIK-ut që fliste gjithë ditën me kriminelët, dhe ti përmend SHIK-un. Nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit. Përmendni dikë që ka punuar në SHIK 20 vite përpara”, tha Shehi duke iu drejtuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Ministri deklaroi më parë se problematikat e studentëve lidheshin me universitetin si institucion.

“80% e problematikave është e atyre që dolën me në krye SHIK-asin e Gazidedes, i cili është kreu i Sindikatës”, theksoi Gonxhja.

Kreu i LZHK-së iu përgjigj: “Shikoni SHIK-un që keni sot. Ai që përmend ti, nuk ka bërë asgjë. Ti paragjykon një person që ka punuar para 20 viteve në SHIK, këtë që punon me kriminelët…”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos