Nga protesta te korrupsioni dhe arsimi i lartë është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe kreut të LZHK-së Dashamir Shehi.
Ky i fundit i akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje, duke kundërshtuar pretendimet e ministrit Gonxhja për përmirësimin e sistemit të prokurimeve publike.
Ministri solli në vëmendje edhe çështjen e ish-punonjësit të SHISH-it, i cili drejton sindikatën e pedagogëve, duke ndezur debatin me kreun e LZHK-së.
Nga ana tjetër, Gonxhja mbrojti punën e qeverisë, duke deklaruar se Shqipëria ka shënuar progres në prokurimet publike dhe se shumica e problematikave të studentëve lidhen me vetë universitetet.
Shehi kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se protesta është shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë dhe korrupsionit.
Pjesë nga debati Shehi-Gonxhja
Shehi: Kush turpëron vendin? Qeverisja. Vetëm te ky vendi jonë e turpërojnë ato që dalin për të protestuar. A ka turp më të madh?
Gonxhe: Folëm vetëm për 28 nëntorin.
Shehi: Me çfarë mbushen raportet e Europës, botës për punët e këqija të Shqipërisë.
Gonxhe: Pse nuk pse nuk besoni që ka raporte konkrete që ne jemi të parët për prokurimet në rajon? Të parët në rajon për prokurime për progresin në prokurime.
Shehi: Domethënë që s'bëjmë prokurorim fare.
Gonxhe: Jo, domethënë që procesi është përmirësuar aq më shumë dhe aq më mirë. Me raporte konkrete jemi të parë në rajon për procese digjitale dhe transparente që ndihmojnë prokurimet të jenë më të drejta, të jenë më pak abuzive, të jenë më pak subjektive. Pse nuk e besoni këtë gjë?
Shehi: Ky është ky raport e para punës, e dyta bëre Diellën një strukturë qesharake, u tall gjithë bota e treta ne jetojmë këtë vend ma thua në cilin vend të rëndësishëm është bërë një prokurim. Kur thoni prokurimet jemi në fund fare.
Gonxhe: Ne kemi vështirësi me stokun e dosjeve dhe të çështjeve në gjykata. Po dhe po i them që qeveria nuk mund të bëhet dot gjykatë. Qeveria nuk arreston. Qeveria nuk dënon. Qeveria nuk. Po ju thoni bëjeni ju.
Shehi: Po sigurisht që ju duhet t'i bëni se keni 14 vjet. Ju vazhdoni me justifikimin
Gonxhe: Më pyete në fillim të emisionit më the çarë thanë studentët. 80% e problematikave të tyre jo për t'i hedhur as topin jo ishin të universitetit. Ishin pjesë e mosfunksionimit të autonomisë dhe të institucionit të universitetit dhe qeveria që ne u akuzuam që nuk duhet të bënim as takim politik brenda sallës. Në këtë rast ajo është një sallë që jepet me qira dhe është shkëputur. 80% është e atyre që dolën me në krye shikasin e Gazidedës që është shefi i sindikatës. Ai që ishte në protestë ai bashkë me motrën e deputetit të partisë demokratike Bashkë me këtë e bashkë e bashkë e bashkë stafi akademik i profesorëve sipas studentëve. Po të numërosh çështjet e tyre janë brenda në universitet tani neve duhet të bëjmë dhe gjykatën sipas jush edhe drejtësinë edhe SPAK-un edhe universitetet edhe akademitë dhe rektorët e dekanit i bëjmë të gjitha ne ta kthej monizëm të lutem”
Shehi: Ti ke gjetur një pedagog që ka qenë ish-shikas është kryetar sindikate. Këtyre i doli kryetarja SHIK-ut fliste gjithë ditën me kriminelët dhe ti përmend SHIK-un. Ju s'duhet ta përmendni litarin në shtëpinë e të varurit. Atë e paragjykon në mënyrë automatike, dhe jo kjo që punon me kriminelin”
(A2 Televizion)