“28 Nëntori nuk zëvendësohet me protestën”, Gonxhja: Në Manastir më pyetën pse Tirana nuk ka atmosferë festive

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 21:28 | Politikë

Festën e 28 nëntorit nuk mund ta zëvendësojmë me protestën e 28 nëntorit. Kështu u shpreh ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sipas tij Dita e Pavarësisë është një datë e shenjtë dhe e rëndësishme, që duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi për përgjegjësitë e secilit. Ai apeloi gjithashtu që kjo datë mos kthehet në një ditë dhune.

“Të mos glorifikojmë pa e kuptuar pjesën e datës 28 nëntor, sepse është një datë e shenjtë, është një datë shumë e rëndësishme, është një datë që hajde të reflektojmë, çfarë nuk na bën të jemi krenarë. Sot në punën tonë secili nga ne çfarë duhet të korrigjojë, si mund ta bëjmë që të jetë më e mirë puna jonë, e të gjithë nga ne për përgjegjësitë që kemi, por neve festën e 28 nëntorit nuk mund ta zëvendësojmë me protestën e 28 nëntorit, cila e cila pastaj do merret nga dora e ustallarëve dhe do bëhet do bëhet do bëhet barbikju molotovësh edhe vajguri jo cilësor që hedh selia e Partisë Demokratike në shishet e atyre që i paguan për t'i nxjerrë atje”, tha Gonxhja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tregoi se gjatë vizitës në Manastir, bashkëkombësit e pyetën për mungesën e atmosferës festive dhe dekorimeve në Tiranë, ndërsa akuzoi PD-së për nxitëse të dhunës.

“Isha në Manastir dhe gjë më të dhimbshme sesa të më thonin shumë të rinj, edhe mendo se çfarë malli kanë ata për Shqipërinë. Po më kërkonin pse nuk ka atmosferë festive kryeqyteti, pse nuk ka dekorim qyteti? Ju shpjegova, kemi një kemi një universitet dhune në afërsi të Lanës që furnizon me molotovë, mbush shishet me benzinë edhe furnizon me molotovë për të futur njerëz brenda një proteste, e cila ka qenë që prej fillimit të qershorit në shumë prej aspekteve të saj e vërtetë xhenuine, sepse i kemi parë dhe janë ata pas akteve të dhunës. Ne kemi nevojë që t'i japim përgjigje edhe bashkatdhetarëve tanë, edhe qytetarëve tanë, edhe fëmijëve tanë që kanë të drejtë të kenë fundin e vitit festiv”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos