A2 CNN raporton nga zona e luftës në Izrael

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 12:05 | A2 CNN në Izrael
A2 CNN raporton nga zona e luftës në Izrael

Kanë kaluar 5 ditë nga nisja e luftës në Izrael. Mijëra viktima dhe të plagosur raportohen nga pala izraelite dhe ajo palestineze. Situata paraqitet e vështirë për më të prekurit nga bombardimet, si në Izrael, ashtu edhe në Rripin e Gazës. Ndërkohë, autoritetet izraelite përgatiten për të nisur operacionin nga toka drejt Gazës, ku, siç kanë premtuar udhëheqësit politikë të Izraelit, terroristët janë “njerëz të vdekur”.

Ekipi i A2 CNN ka udhëtuar drejt zonës së luftës, ndodhet momentalisht në Netanya, një qytet në veri të vendit. Gazetari Julian Kasapi do të raportojë vazhdimisht nga Izraeli mbi atë që po ndodh aty, duke prekur nga afër krizën që nisi mëngjesin e 7 tetorit, kur terroristët e Hamasit u futën brenda territorit izraelit dhe vranë e rrëmbyen civilë të pafajshëm.

“Në ditët në vijim do të provojmë të afrohemi drejt Gazës. Përveç bombardimeve aty po ndodh edhe një krizë e vërtetë humanitare. Por edhe në Izrael, në zonat pranë Rripit të Gazës, të gjitha hotelet janë shndërruar në vendstrehime për qindra familje që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga frika e bombardimeve të Hamas”, tha Kasapi në një lidhje direkte në Ditarin e drekës në A2 CNN.

Na ndiqni në TV, web dhe YouTube për raportime speciale dhe video ekskluzive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos