Mbrojtja e konsumatorit larg direktivave të BE? Hartohet strategjia e re për Shqipërinë, në fokus dhe turizmi

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 14:34 | Ekonomi
Mbrojtja e konsumatorit larg direktivave të BE? Hartohet strategjia e re

Shqipëria synon të ndjekë një qasje të integruar me Bashkimin Evropian në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbikëqyrjes së tregut, por janë ende një sërë problematikash që na mbajnë larg në zbatimin e legjislacionit të saj.

E publikuar në faqen e Konsultimit Publik nga Ministria e Financave, strategjia ndërsektoriale “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2023-2030”, bënë të ditur se në vendi jonë çalon te mungesa e institucioneve në politikbërje, por dhe të agjencive në zbatimin e kontrollove. 

Teksa legjislacioni i BE-së për sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve përbëhet nga më shumë se 440 pjesë legjislacioni, Shqipëria në strategjinë e fundit ju përafrua vetëm me 15 akte nënligjore dhe amendimin e 3 ligjeve. Për 7 vitet e ardhshme, parashikon t’u përafrohet 140 të tjera.

Në strategji theksohet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në fushën e sigurisë së produkteve ndërsa ka pasur progres të kufizuar në përafrimin sektorial me acquis të disa produkteve të tjera. Për ekspertin e sigurisë ushqimore, Granit Sokolaj problemi kryesor qëndron në zbatimin e ligjit teksa shton se në institucione mungojnë një sërë kushtesh e kapacitetesh.

Por sa të rrezikuar jemi ne në fushën e sigurisë ushqimore?

Nisur dhe nga ngjarjet në lidhje me sigurinë ushqimore gjatë sezonit veror, në strategji parashikohet një paragraf për sektorin e turizmit dhe masat që do të merren.

Por për zbatimin e strategjisë në dokument thuhet se buxheti i dedikuar nga shteti do të arrijë të mbulojë vetëm kostot afatshkurtra, ndërsa për ato më afatgjata do të lihen në shpresën e mbështetjes nga donatorët apo financimeve të huaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos