Ekipi i A2 CNN është zhvendosur në Ashkelon, në pjesën veriore të Izraelit, i cili tashmë është kthyer në një qytet fantazmë. Dikur ka qenë një bllok banimi, por sot kanë mbetur vetëm rrënoja, për shkak të një sulmi me predha. Gazetari Jul Kasapi së bashku me operatorin Erald Veshi sjellin një panoramë të plotë të asaj çfarë ka mbetur nga ky sulm.
Gjithçka është shkatërruar, e ndërsa në qendër të kësaj zone është shumë e dukshme gropa e madhe që ka lënë predha, si një gjurmë e asaj që po përjeton Izraeli çdo ditë. Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz. Për A2 CNN, një nga banoret ka treguar se shumica e njerëzve në këtë zonë kanë zgjedhur që të largohen për shkak të frikës se mund të jenë viktima të kësaj lufte që ka marrë përmasa të mëdha.
Ashkelon nuk është qyteti i vetëm që është sulmuar, edhe në qytetin Be’eri ka rënë pre e predhave të Hamas, ku bombardimet kanë qenë më të shumta, pasi është shndërruar si një fushë betejë mes 2 palëve. (A2 Televizion)
