Sektori në pikën e vdekjes, a do ta “ringjallë” hekurudhën shqiptare procesi i Berlinit?

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 15:49 | Ekonomi
Sektori në pikën e vdekjes, a do ta “ringjallë”

Hekurudha shqiptare po shkon në pikën e “vdekjes”. Nga 224 kilometër gjatë 2021-shit, gjatësia e rrjetit hekurudhor në vend u rrudh në rreth 204 kilometër vitin e shkuar. Gati 20 kilometër më pak në vetëm dy vite.

Kjo është reflektuar edhe te numri i udhëtarëve, numri i të cilëve ra në më pak se 11 mijë vitin e shkuar nga mbi 24 mijë gjatë 2021-shit.

Ka ardhur koha tashmë për restaurimin e rrjetit hekurudhor shqiptar pasi infrastruktura i shërben vendit jo vetëm për çështjet e brendshme, por edhe për integrimin e tij në Bashkimin Europian.”

“Rizgjimin” i sektorit hekurudhor, në rënie të lirë prej shumë vitesh mund të vijë me anë të Procesit të Berlinit vlerësojnë ekspertët.

Do të bëjë të mundur ringjalljen e rrjetit hekurudhor shqiptar, por edhe zgjerimin e  tij.

Disa nga projektet për rigjallërimin e hekurudhës shqiptare përfshijnë aksin Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas, Vorë-Hani i Hotit Durrës-Prishtinë dhe Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë.

Korridori i Mëndafshtë do të merrte një tjetër ecuri. Kina është një konkurrente e madhe në këtë drejtim.”

Aktualisht rrjeti hekurudhor shqiptar është funksional  në akset Durrës – Elbasan, Fier – Vlorë dhe Kufi – Gjorm. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos