Procesi i Berlinit në Tiranë, kushte për reforma nga BE, performanca artistike nga rajoni

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 12:40 | Ballkani
Procesi i Berlinit në Tiranë, kushte për reforma nga BE,

Për disa orë, të hënën e 16 tetorit, Tirana u kthye në kryeqytetin europian, si kryeqytet mikpritës i liderëve të BE dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. I zoti i shtëpisë priti me radhët në tapetin e kuq drejtuesit perëndimorë dhe ato ballkanikë. E pashmangshme ftohtësia vëllazërore mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit të Kosovës, por me një rikuperim të shpejtë i erdhi përqafimi i ngrohtë i shqiptarit tjetër, kryeministrit të Malit të Zi.

Për herë të Parë Procesi i Berlinit u zhvendos jashtë zonës së komfortit të BE. “Tirana u zgjodh sepse është i vetmi vend që nuk ka problem me fqinjët apo të brendshme”.

Një samit me agjendë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor u ndërthur mes simbolikës politike, shfaqjes artistike dhe premtimeve ekonomike. Sipari u çel nga një përformancë artistike në ambientet e COD-it të Kryeministrisë.

Mes simbolikës politike dhe mesazheve nëpërmjet artit pamor, drejtuesja e qeverisë së BE në tavolinë me partnerët ballkanikë ju tregoi që për t’u integruar në BE duhet fillimisht të bashkëpunoni me njëri-tjetrin në rajon.

Edhe nën ethet se si do t’i shkonte i gjithë organizimi i këtij takimi, kryeministri shqiptar nuk e fshehu zhgënjimin për premtimin e pambajtur të Brukselit. Qasje të gabuar të BE e cilësojnë ekspertët në Tiranë. Për ta zgjidhja lidhet më një investim të drejtpërdrejtë të unionit në ekonomi dhe edukim.

Burokracinë e Brukselit Edi Rama u mundua t’i mbulonte me simbolikë, duke i vendosur ata në muzeun e ish-diktatorit Enver Hoxha, por sot me një dimension të ri.

Për t’i bindur europianët se Shqipëria është e gatshme të ndryshojë drejt një vendi europian, Edi Rama kishte përgatitur një material për të treguar metamorfozën e historisë së shtetit. Por në dokumentarin e shfaqur më zërin e tij ishte fshirë roli i PD në rënien e sistemit komunist si dhe angazhimin në formimin e institucioneve demokratike.

Asnjë nga këto përgatitje nuk e qartësuan Brukselin të dakordësohet për 2030, kur Shqipëria dhe rajoni mund të integrohen në Bashkimin Europian. Të gjithë bien dakord se e ardhmja e Shqipërisë është në union, por ende ka shumë për të bërë. Përshpejtim kërkon Gjermania, por fillimisht rajoni duhet të gjejë paqen me fqinjët.

Zvarritja dhe burokracitë e procesit të integrimit kanë krijuar forume të reja nga shtetet si Franca dhe Gjermania, duke kthyer vëmendjen drejt Ballkanit Perëndimor. Dualiteti i tyre me dy mekanizma europianë, ekspertët në Shqipëri, e shohin në favor të rajonit.

Për Shanon dhe Kraniqin, ky samit nuk u përkthye në produkt konkret për shqiptarët. Mungesa e Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe shmangia e fotos zyrtare nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç hapi jo pak polemika në opinionin publik.

Ndërsa vallëzimi i minoriteteve dhe valëzimi i flamujve të fqinjëve përveçse argëtimit europian, artistët e kanë lexuar edhe si mesazhe përballë tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit apo hatër mbetje të Athinës.

Takimet bilaterale të kancelarit Scholz me kryeministrat e rajonit, në veçanti me shefin e qeverisë së Kosovës tregoi që perëndimi është i shqetësuar për tension në Ballkan. Mesazhet për Serbinë, Perëndimin dhe Edi Ramën nuk harroi që t’i jepte vetë Albin Kurti pas përfundimit të Samitit.

Ndërsa për politologun shqiptar Shqipëria duhet të jetë më vigjilentë në marrëdhënien me ndërkombëtarët, për të krahasuar raportet që kanë serbët me partnerët. Serbia ka marrëdhënie me Kinën, Rusinë, SHBA, ndërsa ne jemi në një fazë të çuditshme.

Dhurata e Kryeminstrit e ambalazhuar si një picë më portretin e chef Edi Ramës për miqtë europianë dhe ballkanikë, për miqtë dhe kritikët e tij ishte një gjest përtej kostumit të politikanit.

Një element që për Afrim Krasniqin Shqipëria ka marrë një notë pozitive ka të bëjë me sigurinë. “Lajm i mirë është që liderët erdhën dhe ikën pa patur asnjë incident”.

Miqtë europianë dhe fqinjët tanë u larguan të buzëqeshur nga Tirana, ndërsa Shqipëria mbeti sërish me shpresën e integrimit dhe mbështetjes financiare nga BE   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos