Teksa Partia Demokratike është duke mbledhur fakte për të vërtetuar atë të cilën e cilëson masakër elektorale Lulzim Basha në një deklaratë për mediat hodhi akuza mbi treshen Doshi-Rama-Rakipi për mënyrën sesi ata i kanë marrë votat e shqiptarëve me 25 prill.
Pyetjet duhet t’i drejtohen atyre që bënë masakrën elektorale si i mori Tom Doshi mandatet po dhëndri dhe djali i Aqif Rakipit si i siguruan votat me anë të parave të pista.
Sipas Bashës Partia Demokratike pavarësisht çdo vështirësie që u përball ja doli në këtë betejë.
PD nuk është viktimë e këtyre zgjedhjeve pasi pavarësisht parave të pista të krimit, manipulimit nuk ja doli dot të ulë përmasat e një bashkimi të madh shqiptarësh.
25 prillin kreu demokrat e cilëson betejë të papërfunduar. “Kjo betejë do të vazhdojë derisa të hedhim poshtë këtë regjim”. Basha u largua pa marrë pyetje nga gazetarët. (A2 Televizion)