
Me anë të një statusi në Facebook, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, shkruan se parlamenti aktual ka zero vëmendje, ndërsa më tej kërkon që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit, pasi aty është ndryshimi shkruan ai.
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t'ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”. (A2 Televizion)