29 Nëntori, Meta dhe Rama bashkë në Varrezat e Dëshmorëve

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 20:05 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë zhvilluar së bashku homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Kryeminsitri Rama është shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Më herët kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka publikuar një mesazh me rastin e 76-vjetorit të çlirimit. Ai e konsideron 29 nëntorin, një datë supreme në kalendarin e lirisë që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë të partizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos